• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Pension Familjar

Anëtarët e familjes e fitojnë të drejtën e pensionit familjar pas plotësimit të kushteve të përgjithshme dhe të veçanta.

Kushtet e përgjithshme për fitimin e të drejtës së pensionit familjar:

Nëse i siguruari prej të cilit rrjedh e drejta e pensionit familjar, deri në ditën e vdekjes ka mbushur të paktën 5 vite stazh sigurimi ose 10 vite stazh pensionimi,

Nëse i siguruari i plotëson kushtet për realizimin e pensionit të invaliditetit ose pensionit të pleqërisë, ose ka qenë përfitues i këtyre pensioneve.

Nëse vdekja e të siguruarit është shkaktuar si pasojë e lëndimit në punë ose nga sëmundje profesionale, anëtarët e familjes fitojnë të drejtën për pension familjar, pa marrë parasysh gajtësinë e stazhit të pensionimit.

Kushtet e veçanta për realizimin e së drejtës së pensionit familjar:

E veja fiton të drejtën për pension familjar në rast vdekjeje të bashkëshortit, nëse:

1. Deri në ditën e vdekjes së bashkëshortit ka mbushur 50 vjet jetë, ose;

2. Deri në ditën e vdekjes së bashkëshortit ka qenë e paaftë për punë, ose paaftësia është shkaktuar brenda 1 viti nga dita e vdekjes së bashkëshortit,

3. Pas vdekjes së bashkëshortit kanë mbetur një ose më shumë fëmijë që kanë të drejtën e pensionit familjar, dhe e veja i kryen obligimet prindërore ndaj tyre.

4. Deri në vdekjen e bashkëshortit ka mbushur 45 vjet, dhe pas plotësimit të 50 vjetëve, e mban përherë të drejtën e pensionit familjar.
E veja që gjatë përfitimit të së drejtës në bazë të kryerjes së obligimeve prindërore mbetet e paaftë ose mbush 50 vjet, e mban përherë të drejtën e pensionit.
E veja që ka humbur të drejtën e pensionit familjar në bazë të kryerjes së obligimeve prindërore, pas plotësimit të 45 vjetëve, e rifiton të drejtën e pensionit familjar kur mbush 50 vjet.

Përveç kushteve të mëparshme, e veja fiton të drejtën për pension familjar edhe në këto raste:

• Kur fëmija i të siguruarit, respektivisht përfituesit të pensionit, lind pas vdekjes së tij;
• Kur në ditën e vdekjes së të siguruarit ka ekzistuar shtatzënia. Në këtë rast, pensioni familjar deri në lindjen e fëmijës përcaktohet për një anëtar të familjes;
• Nëse fëmija lind i vdekur ose vdes para se të mbushë 45 ditë, e veja e mban të drejtën e pensionit familjar deri në skadimin e 45 ditëve pas lindjes.

Vejani realizon të drejtën e pensionit familjar në këto raste:

1. Deri në vdekjen e bashkëshortes ka mbushur 55 vjet jetë:

2. Deri në vdekjen e bashkëshortes ka qenë i paaftë për punë, ose paaftësia është shkaktuar brenda 1 viti nga dita e vdekjes së bashkëshortes;

3. Pas vdekjes së bashkëshortes kanë mbetur një ose më shumë fëmijë që kanë të drejtën e pensionit familjar, dhe vejani kryen obligimet prindërore ndaj tyre.

4. Deri në vdekjen e bashkëshortes ka mbushur 50 vjet, dhe pas plotësimit të 55 vjetëve ose gjatë atyre viteve ka mbetur i paaftë për punë.
Vejani që gjatë shfrytëzimit të së drejtës në bazë të obligimeve prindërore mbetet i paaftë për punë, ose mbush 55 vjet, e mban përherë të drejtën e pensionit familjar.

Vejani që ka humbur të drejtën e pensionit familjar në bazë të kryerjes së obligimeve prindërore, pas moshës 50 vjeçare, e rifiton të drejtën kur mbush 55 vjet.

Fëmija arrin të drejtën e pensionit familjar:

• deri në moshën 15 vjeçare, nëse është në shkollë deri në moshën 26 vjeçare apo

• nëse para vdekjes së të siguruarit, gjegjësisht përfituesi i pensionit i cili e ka mbajtur ka qenë i paaftë për punë apo paaftësia e tillë ka ndodhur në afat prej 1 viti nga dita e vdekjes së të siguruarit, gjegjësisht përfituesi të pensionit.

Nëse shkollimi i fëmijës është ndërprerë për shkak të ndonjë sëmundje, të drejtën e pensionit familjar mundet të arrin, gjegjësisht i takon edhe gjatë kohës së shërimit deri në moshën 26 vjeçare, si dhe mbi ato vite, por më së shumti për aq kohë sa është e humbur gjatë shkollimit të rregullt për shkak të sëmundjes.

Fëmija i cili ka ndërprerë shkollimin për shkak të kryerjes së shërbimit ushtarak, pensioni familjar i paguhet edhe për atë kohë.

Nëse gjatë periudhës së përfitimit të pensionit familjar fëmija mbetet i paaftë për punë përgjithmonë e mban të drejtën e pensionit familjar.

Fëmija – invalid ka të drejtë për pension familjar pas pushimit të marrëdhënies së punës.

Si paaftësi për punë, në bazë të së cilës realizohet e drejta e pensionit familjar te fëmijët konsiderohet si paaftësi për jete dhe punë të pavarur.

Si fëmijë në shkollim llogaritet nxënësi në shkollë fillore, shkollë të mesme, student në organizatë me arsimim të lartë apo në studime post diplomike, përderisa kanë statusin e

nxënësve, gjegjësisht studentë nëpër institucione përkatëse për mësim deri në moshën 26 vjeçare.

Me këtë Ligj zbatohet sqarimi i statusit fëmijë në shkollë

Si fëmijë gjatë shkollimit konsiderohet nxënësi në arsim fillor dhe atë të lartë, aftësim për punë gjegjësisht profesionale, student në institucion me arsimim të lartë dhe personi në studime post diplomike, përderisa kanë statusin e nxënësit, gjegjësisht student sipas statusit edukativ – institucioni arsimor deri në moshën 26 vjeçare.

Me këtë ligj është rregulluar që pas zgjedhjes së zbatuar i siguruari nuk ka të drejtë në zgjedhje të serishme e cila dispozitë nis të zbatohet ditën e tetë nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare të RM-së.

Përveç kategorive të nënvizuara të të siguruarve, të drejtën për pension familjar e arrin edhe prindi kur i siguruari, gjegjësisht përfituesiti pensionit e ka mbajtur deri në vdekjen e tij, atëherë arrin të drejtën e pensionit familjar nëse:

Deri në vdekjen e të siguruarit, gjegjësisht përfituesit të pensionit ka mbushur 45 vite (e ëma), gjegjësisht 55 vite (i ati ), dhe

Është më i ri se 45 vjet, gjegjësisht 55 vjet, nëse deri në vdekjen e të siguruarit, gjegjësisht përfituesi i pensionit ka qenë i paaftë për punë.