• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

TAKIM ME AGJENCINË PËR ZBATIMIN E GJUHËVE

Agjensioni 2

Sot në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut u mbajt takim në mes Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor dhe Agjencisë për zbatimin e gjuhëve.Në takim u diskutua për nivelin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Fondin e SPIMV-së dhe u diskutua për shumë çëshjte që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit përkatës në Fond.

Drejtori i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, z.Shaip Zeneli informoi se, zbatimi i ligjit është në vazhdueshmëri duke i ndjekur dispozitat   ligjore me atë që faza e parë e zbatimit të ligjit është realizuar dhe se vijojnë aktivitete të rradhës për zbatimin e fazës së dytë të ligjit, për të cilën do të ketë bashkëpunim dhe ndihmë nga Agjencia.

Drejtori Ylber Sela shprehu gatishmërinë për të mbështetur Fondin në realizimin e zbatimit të ligjit në tërësi dhe në raste konkrete me qëllim të përbashkët që qytetarët të mos jenë të diskriminuar gjatë realizimit të të drejtave të tyre për pension.

Të dy institucionet shprehin dëshirë dhe interes për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Agjensioni 1