Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut do të realizojë shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronike edhe me Fondin e Republikës Sërpska.
Në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut është nënshkruar Marrëveshja për shkëmbim elektronik të të dhënave. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Fondit, Nikolla Memov dhe drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës Sërpska, Mlladen Miliq.