• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

TAKIM PUNE I REALIZUAR NË FOND

Më 14 shtator të këtij viti, në Fondin e SPIMV-së u mbajt takim pune me Kryetarin e Partisë së pensionistëve Ilija Nikollovski si dhe përfaqësues të gjeneralëve dhe eprorëve të pensionuar në ARM. Ata u pritën nga drejtori i Fondit të SPIMV-së Arsim Hasani, njëkohësisht edhe bashkëbisedues, ndërsa në takim mori pjesë edhe drejtori i sektorit për realizimin e të drejtave të SPI-së dhe Sektorit për çështje financiare, Biljana Stojanova dhe Muhammetali Ismani.

Qëllimi i vizitës ishte pakënaqësia për shumat e ulëta të pensioneve dhe vendimet e miratuara me ndryshimin e fundit të Ligjit për Mbrojtje në vitin 2023, sipas të cilit është bërë korrigjimi i shumave të pensioneve  për përfituesit  e pensioneve më të larta.

Drejtori i Fondit u shpjegoi se, nga data 01.10.2023, do të korrigjohet shuma më e lartë e pensionit për të gjithë shfrytëzuesit me shumë më të lartë të pensionit, të cilët e kanë realizuar të drejtën para vitit 2015, sepse shumat e pensioneve më të larta pas vitit 2015 janë përgatitur sipas metodologjisë së re. Kjo rrjedh nga përpjekjet shumëmuajshe të drejtorit  të Fondit të SPIMV-së për të korrigjuar padrejtësinë afatgjatë që i është bërë kësaj kategorie të përfituesve të pensionit. Këtij vendimi i kanë paraprirë një serë takimesh me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe Zëvendëskryeministren Sllavica Grkovska.

Pasi drejtori i Fondit siguroi përfaqësuesit e gjeneralëve dhe eprorëve të pensionuar se do të korrigjohen pensionet e tyre, takimi u mbyll në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.