• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

SHPËRBLIME JUBILARE PËR PUNONJËSIT

U.D. drejtori i Fondit, Arsim Hasani, i ftoi në një takim joformal punonjësit e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, të cilët këtë vit arritën 30 dhe 40 vjet stazh pune të pandërprerë në këtë institucion, ku edhe personalisht u’a ndau vendimet për shpërblimin jubilar dhe shprehu mirënjohje të madhe për punën dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar në interes të avancimit të institucionit.

“Ju që  shumë vite me radhë  keni kontribuar në suksesin, funksionimin dhe zhvillimin gjatë viteve, jeni një hallkë e rëndësishme e Fondit dhe meritoni respekt dhe lëvdata nga të gjithë ne”, tha U.D. drejtori Arsim Hasani.

Gjithashtu edhe punonjësit – fitues të çmimeve jubilare, shprehën mirënjohje të madhe për drejtorin, përkatësisht për gjestin e duhur, duke u ndjerë  të respektuar dhe të motivuar për bashkëpunim të mëtejshëm.

Gjatë takimit, të pranishmit shkëmbyen përvoja nga puna e tyre shumëvjeçare, si dhe u diskutua lidhur me propozimet dhe mendimet përmes sugjerimeve konstruktive, komunikimit, punës dhe veprimit të përbashkët, shoqërimit, me qëllim  që të realizohen dhe arrihen detyrat dhe obligimet e dhëna për funksionim më të mirë dhe më efikas të Fondit.

Në fund, drejtori theksoi se është e nevojshme të veprohet së bashku dhe si ekip, me qëllim që  institucioni të përparojë me sukses.