Fondi i SPIM-së përgatit Marrëveshjen për shkëmbimin elektronik të të dhënave me institucionet e sigurimit të detyrueshëm pensional të Austrisë
Grupet e punës të Fondit të SPIM-së dhe të institucionet austriake të sigurimit të detyrueshëm pensional – Institucioni për Sigurim Pensional (PVA), Shërbimi për Sigurim Social të Ndërmarrësve (SVS) dhe Institucioni për Sigurim të të Punësuarve në shërbimet publike, hekurudha dhe industrinë minerare (BVAEB) – mbajtën takimin e dytë të punës për përgatitjen dhe harmonizimin e Marrëveshjes për shkëmbim të rregullt të pagesave dhe të dhënave mbi vdekshmërinë.