• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Fondi i SPIM-së përgatit Marrëveshjen për shkëmbimin elektronik të të dhënave me institucionet e sigurimit të detyrueshëm pensional të Austrisë

Grupet e punës të Fondit të SPIM-së dhe të institucionet austriake të sigurimit të detyrueshëm pensional – Institucioni për Sigurim Pensional (PVA), Shërbimi për Sigurim Social të Ndërmarrësve (SVS) dhe Institucioni për Sigurim të të Punësuarve në shërbimet publike, hekurudha dhe industrinë minerare (BVAEB) – mbajtën takimin e dytë të punës për përgatitjen dhe harmonizimin e Marrëveshjes për shkëmbim të rregullt të pagesave dhe të dhënave mbi vdekshmërinë.

Gjatë takimit u diskutuan dhe u harmonizuan mënyrat e shkëmbimit të të dhënave, korniza ligjore, si dhe detajet teknike për shkëmbimin e ardhshëm elektronik të të dhënave.

Të dyja palët presin që Marrëveshja të mundësojë një shkëmbim më efikas të të dhënave, çka do të përshpejtojë procesin e realizimit të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor për qytetarët e Maqedonisë dhe Austrisë.

Përgatitja dhe nënshkrimi i Marrëveshjes janë pjesë e aktiviteteve të Fondit të SPIMV-së për përmirësimin e bashkëpunimit me fondet dhe institucionet e huaja, me synim rritjen e efikasitetit në realizimin e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor nëpërmjet shkëmbimit elektronik të të dhënave.

Marrëveshja për shkëmbim të rregullt të pagesave dhe të dhënave mbi vdekshmërinë pritet të nënshkruhet në takimin e drejtorëve të fondeve të sigurimit pensional dhe invalidor nga shtetet e hapësirës së ish-Jugosllavisë dhe nga Republika e Austrisë, që do të mbahet në Maribor, Republika e Sllovenisë, në qershor të këtij viti.