• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

DREJTORI I FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR DHE DREJTORI I AGJENCISË SË SIGURISË KOMBËTARE NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, z. Nikolla Memov, dhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, z. Bojan Hristovski, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi.

“Dua ta përshëndes iniciativën e drejtorit të Agjencisë, z. Hristovski, për nënshkrimin e Memorandumit, sepse kjo do të kontribuojë në lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve tona dhe në këtë drejtim është plotësisht e justifikuar,” tha drejtori i Fondit, z. Memov. Ai shtoi: “Zbatimi i kompetencave të Agjencisë është me rëndësi të madhe për sigurinë dhe të ardhmen e vendit tonë, dhe për këtë arsye bashkëpunimi në të gjitha nivelet është i domosdoshëm.”

“Nënshkrimi i Memorandumit është me rëndësi të veçantë për Agjencinë, sepse puna jonë nënkupton krijimin e informacionit, që do të thotë nevojë për mbledhjen e të dhënave nga burime të ndryshme,” tha drejtori i Agjencisë, z. Hristovski. Ai shtoi se ky lloj të dhënash ndihmon në përmirësimin e punës së Agjencisë dhe realizimin e detyrave të saj.

Me Memorandumin rregullohet mënyra e bashkëpunimit mes dy institucioneve, si dhe shkëmbimi dhe mbrojtja e të dhënave që janë të nevojshme për zbatimin e kompetencave ligjore në kuadër të punës së Agjencisë. Në fokus do të jetë shkëmbimi i tre grupeve të të dhënave që disponon Fondi, përmes qasjes së autorizuar dhe mbrojtjes maksimale të sigurisë së tyre.

Z. Memov dhe z. Hristovski u pajtuan se bashkëpunimi mes institucioneve është me rëndësi të veçantë për sigurinë e vendit dhe parandalimin e çdo lloj kërcënimi.