• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

PROJEKTE NË FAZË TË REALIZIMIT

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut këtë vit po realizon aktivitete në pjesën e reformave të sistemit pensional të RMV-së, ku Fondi është   pjesëmarrës në disa projekte të financuara nga Banka Botërore.  

Menaxhmenti i Fondit dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, dje më 13 dhjetor realizuan një takim pune për vlerësimin e ecurisë dhe problemeve gjatë realizimit të tyre.

Në këtë takim nga Banka Botërore mori pjesë z. Zoran Anushiq, ndërsa nga Fondi ishin të pranishëm: zëvendësdrejtori i Fondit të SPIMV-së, Shaip Zeneli, këshilltarët e drejtorit dhe udhëheqësi i ekipit të grupeve punuese për realizimin e projektit.

Rendi i ditës përfshinte të gjitha projektet që aktualisht janë në fazën e planifikimit dhe realizimit.

Projektet synojnë përmirësimin dhe vendosjen e proceseve që do të ndikojnë në funksionimin e përditshëm të Fondit dhe gjithashtu do të sigurojnë realizim më efikas dhe në kohë të të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor.

Qëllimi i projekteve është rritja e numrit të shërbimeve elektronike në dispozicion, digjitalizimi i shërbimeve në regjistrat e nevojshëm të të dhënave, tejkalimi i problemeve me mungesën e të dhënave për stazhin e sigurimit në evidencën e Fondit dhe ekipimi i Njësisë aktuare të Fondit, i domosdoshëm për analizë statistikore të projeksioneve afatgjata.

Fondi në bashkëpunim me Bankën Botërore  po angazhohet maksimalisht që realizimi i tyre të kryhet me sukses.