Në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut është nënshkruar Marrëveshja për shkëmbim elektronik të të dhënave. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Fondit, Nikolla Memov dhe drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës Sërpska, Mlladen Miliq.
Drejtori i Fondit të SPIMV-së, Memov, deklaroi se me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje përmbyllet rregullimi i shkëmbimit të të dhënave në këtë fushë me shtetet e ish-Jugosllavisë dhe përfaqëson një hap përpara në bashkëpunimin që është padyshim në interes të përfituesve të shërbimeve të Fondit. Ai shtoi se bashkëpunimi me Fondin e Republikës Sërpska në periudhën e ardhshme duhet të zgjerohet me shkëmbimin e të dhënave të tjera me interes për të dy Fondet, gjë që do të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e realizimit të të drejtave në këtë fushë.
Drejtori i Fondit të SPI-së të Republikës Sërpska, Miliq, theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes përmbyll një proces që duhet të kontribuojë në saktësinë e të dhënave që përdoren dhe shkëmbehen. Kjo, siç theksoi Miliq, do të mundësojë eliminimin e gabimeve të mundshme dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për të siguruarit nga të dy vendet.
Marrëveshja parashikon shkëmbimin e të dhënave të nevojshme për pagesën e rregullt të pensioneve, me qëllim parandalimin e pagesave të paarsyeshme për shkak të vdekjes së përfituesit të pensionit, ndërmjet Fondit të SPIMV-së dhe Fondit të SPI-së të Republikës Sërpska. Me të rregullohet qëllimi, mënyra e shkëmbimit, përmbajtja dhe lloji i të dhënave që shkëmbehen, menaxhimi i tyre, si dhe mbrojtja e tyre.
Gjatë takimit u nënshkrua edhe Protokolli Teknik për zbatimin e Marrëveshjes, nga Nehat Mustafa, drejtor i sektorit për informatikë dhe Velibor Maksimoviq, zëvendësdrejtor për teknologji informative. Po ashtu u caktuan edhe persona kontaktues për komunikim të pandërprerë dhe të përkohshëm për të gjitha çështjet që mbulon kjo marrëveshje.