Drejtori i Fondit të PSPIM-së, Nikolla Memov, mori pjesë në shënimin e 80-vjetorit të ekzistencës së Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë.
Në fjalën e tij para anëtarëve dhe të ftuarve të pranishëm, Memov theksoi se ky jubile është simbol i këmbënguljes, unitetit dhe përkushtimit të Shoqatave të Pensionistëve në ndërtimin e një jete dinjitoze për pensionistët, të cilët me punën dhe dijen e tyre janë bërë pjesë e themeleve të shtetit dhe me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë në ndërtimin e shoqërisë dhe shtetit në tërësi.
Ai tha se shteti mbetet i përkushtuar ndaj kujdesit për mirëqenien e pensionistëve dhe sigurimin e një jete dinjitoze për ta.
“Kjo Qeveri, duke pasur parasysh përmirësimin e standardit të pensionistëve, bëri diçka që deri më tani nuk ka ndodhur në Maqedoninë e pavarur dhe sovrane, kur bëhet fjalë për pensionistët. Nga shtatori i vitit 2024 deri në mars të vitit 2026, qeveria i rriti pensionet gjithsej me 7.000 denarë”, tha Memov, duke shtuar se kjo rritje do të thotë se për pagesën e rregullt të pensioneve në këtë vit 2026, nga buxheti ndahen rreth 500 milionë euro më shumë sesa në vitin 2024.
Drejtori i Fondit të SPIM-së, Memov, iu referua bashkëpunimi që Fondi e realizon me Lidhjen, duke theksuar:
“Fondi mban kontakte të rregullta me Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve dhe bisedohet hapur për të gjitha problemet që i mundojnë pensionistët, si dhe për propozimet që ata kanë në drejtim të përmirësimit të standardit të pensionistëve. Ky komunikim dhe shkëmbim informacioni do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të ndërtojmë një marrëdhënie të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të frytshëm, që të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet që kujdeset për qytetarët e vet – nga më të rinjtë deri te më të moshuarit.”