• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Inovacionet, dixhitalizimi, kushtet e pensionimit dhe ndikimet demografike, ishin temat e Seminarit Teknik të organizuar nga Rrjeti Evropian i ISSA-s

Zëvendësdrejtori i Fondit të SPIMV-së, Vahid Ferati, dhe drejtoresha e Sektorit për Realizimin e të Drejtave nga SPI, Biljana Stojanova, morën pjesë në seminarin e organizuar nga Rrjeti Evropian i Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve Sociale (ISSA), i cili u mbajt në Tiranë, Shqipëri.

Tema e seminarit ishte: “Forcimi i shërbimeve në skemat pensionale: Përgjigje ndaj nevojave të personave të moshuar”.

Seminarin e hapi Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Republikës së Shqipërisë, e cila theksoi se sistemi pensional varet nga praktika dhe zbatimi. Ajo tha se në seminar do të diskuhohet dhe do të shkëmbehen përvoja mbi novacionet në institucione sa i përket zbatimit të sistemit pensional, kushteve të pensionimit, inovacioneve në sistemin pensional, disponueshmërisë së shërbimeve për qytetarët, si dhe se si shërbimet dixhitale të bëhen më të lehta për t’u përdorur.

Pjesëmarrësve në seminar u është drejtuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i ISSA-s, Marselo Abi-Ramija Kaetano, i cili u ndal te ndryshimet demografike dhe ndikimi i tyre në tregun e punës.

Eksperti i pavarur nga Norvegjia, Simon Simba, potencoi se pensioni përfaqëson siguri financiare, socializim dhe solidaritet. Ai theksoi se duhet të punohet në dixhitalizim për të lehtësuar qasjen në të dhëna, informacione dhe në gjithë sistemin në tërësi. Një theks të veçantë, Simba i dha zbatimit të inteligjencës artificiale, si dhe nevojës për kujdes të madh për shkak të rreziqeve që sjell zbatimi i saj në institucione.

Në seminar u fol gjithashtu për kërkesat dhe mënyrën e llogaritjes së pensioneve në vendet evropiane, si dhe u shkëmbyen përvoja mbi mënyrat e dërgimit të vërtetimeve të jetës dhe lidhjes së marrëveshjeve për shkëmbimin elektronik të të dhënave, si një hap drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve.

Në seminar morën pjesë përfaqësues nga: Holanda, Republika Çeke, Gjermania, Sllovakia, Polonia, Portugalia, Turqia, Uzbekistani, Franca, Serbia, Austria dhe Azerbajxhani. Fondi i SPIM-së është anëtar afatgjatë i Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve Sociale (ISSA) dhe merr pjesë aktivisht në aktivitetet e saj.