• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Shkëmbimi i të dhënave nga sigurimi pensional dhe invalidor ndërmjet Maqedonisë dhe Italisë duhet të përmirësohet dhe modernizohet

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, sot zhvilloi një takim me Aleksandar Pojrazov, Kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Maqedonasve në Itali nga Pjaçenca, si dhe me drejtorin e Agjencisë për Emigracion të Republikës së Maqedonisë, Goran Angellov, dhe Biljana Kostova.

Gjatë takimit u diskutua për problemet me të cilat përballen qytetarët maqedonas në realizimin e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor në Republikën e Italisë dhe në Maqedoni, si dhe për mënyrat e tejkalimit të tyre.

Kryetari i Lidhjes, Pojrazov, theksoi se një numër i madh i të siguruarve hasin vështirësi për shkak se shkëmbimi i të dhënave zhvillohet ngadalë, përmes postës, me pritje që zgjasin me muaj, ndërsa ndodh që dokumentacioni të mos arrijë fare në adresën e caktuar. Ai shtoi gjithashtu se vështirësi paraqiten edhe në dorëzimin e certifikatave të jetesës dhe në verifikimin e stazhit të sigurimit të të siguruarve në të dy shtetet.

“Fondi është i hapur për bashkëpunim dhe për ndërmarrjen e aktiviteteve për përmirësimin e komunikimit në shkëmbimin e të dhënave nga kjo fushë ndërmjet Maqedonisë dhe Italisë, me qëllim realizimin më efikas të të drejtave të të siguruarve, gjë që është në interes të të dyja shteteve”, theksoi drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov.

Ai bëri të ditur se shërbimet e Fondit do t’i shqyrtojnë të gjitha mundësitë ligjore për të gjetur një zgjidhje për problemin e shkëmbimit të të dhënave.

Sipas drejtorit Memov, mënyra më e mirë për këtë është nënshkrimi i një Marrëveshjeje për shkëmbim elektronik të të dhënave me Fondin e Sigurimit Pensional dhe Social të Republikës së Italisë gjatë periudhës së ardhshme.

Drejtori i Agjencisë për Emigracion, Goran Angellov, deklaroi se institucioni do të ndihmojë në realizimin e bashkëpunimit dhe kontakteve të drejtpërdrejta me mërgimtarët dhe institucionet kompetente në Itali. Në këtë kuadër do të organizohen vizita tek mërgimtarët maqedonas në Itali, numri i të cilëve tejkalon 150 mijë qytetarë.

Vizitat do të realizohen deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, 2027.

Fondi i SPIM-së ka nënshkruar një marrëveshje bilaterale me institucionet e sigurimit social të Republikës së Austrisë, si dhe marrëveshje me fondet dhe entet e sigurimit pensional dhe invalidor të ish-republikave jugosllave.