• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Shteti duhet të stimulojë pagesën e kontributeve për të pasur një sistem të qëndrueshëm pensional theksoi drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov, në “Top Tema” në televizionin Telma.

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional, Nikolla Memov, ishte i ftuar në emisionin “Top Tema” në Televizionin Telma, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh lidhur me gjendjen aktuale të Fondit dhe situatën e përgjithshme të sistemit pensional në vend.

Duke iu referuar konstatimeve se Fondi po përballet me probleme dhe mungesë mjetesh financiare, аi deklaroi se, pavarësisht vështirësive, pensionet do të vazhdojnë të paguhen.

 “Një konstatim i rëndësishëm është që qytetarët të jenë të sigurt se sistemi pensional nuk mund të shembet kurrë në një shtet, sepse pagesa e pensioneve garantohet nga shteti, përkatësisht nga Qeveria. Kjo është e përcaktuar edhe në Ligjin për SPI, ku parashikohet se çdo mungesë mjetesh financiare që lidhet me kontributet e pamjaftueshme për sigurim pensional dhe invalidor do të mbulohet nga Qeveria përmes buxhetit të shtetit. Prandaj qytetarët duhet të jenë të qëndrueshëm, të qetë dhe të sigurt se pensionet do të vazhdojnë të paguhen në një shtet, përkatësisht në Republikën e Maqedonisë, për aq kohë sa ekziston shteti,” theksoi Memov.

Duke folur për raportin ndërmjet numrit të të punësuarve dhe pensionistëve, i cili është thelbësor për grumbullimin e mjeteve të mjaftueshme në funksion të sistemit, ai bëri të ditur se aktualisht ky raport është 1,64 të punësuar për një pensionist, duke shtuar se, për shembull, në vitin 2016 raporti ka qenë 1,86, ndërsa që nga viti 2019 ai është në rënie të vazhdueshme.

I pyetur se sa mjete ndan shteti për transfere drejt Fondit, Memov deklaroi se në vitet 2024, 2025 dhe në vitin 2026 këto transfere janë rritur, duke marrë parasysh rritjen graduale, përkatësisht harmonizimin e pensioneve.

“Qytetarët e dinë se për një periudhë prej një viti e gjysmë, respektivisht nga shtatori i vitit 2024 deri më 1 prill 2026, pensionet janë rritur me 7.000 denarë çdo muaj, nominalisht shuma totale është 36 për qind më shumë. Pensioni mesatar për këtë periudhë është rritur me pothuajse 40 për qind, ndërsa pensioni minimal është rritur për 68 për qind, nga 13.200 denarë në 20.888 denarë,” shpjegoi ai, duke shtuar se nga shtatori do të zbatohet sërish modeli zviceran i harmonizimit të pensioneve.

Lidhur me shumën e transfertave, Memov tha se për vitin 2026 ato janë planifikuar 62,8 miliardë denarë, që është afërsisht një miliard euro. Siç sqaroi ai, nga kjo shumë rreth 30 miliardë denarë përdoren për pagesën e pensioneve të rritura në shumën prej 7.000 denarësh, rreth 13,7 miliardë denarë janë të dedikuara për sigurimin shëndetësor, ndërsa 19,6 miliardë denarë për shpenzimet tranzitore ndaj shoqërive pensionale të shtyllës së dytë.

I pyetur pse Fondi mbulon pagesën e sigurimit shëndetësor për pensionistët, Memov u përgjigj:

“Kur të siguruarit, përkatësisht të gjithë të punësuarit, paguajnë kontribute për sigurim pensional dhe invalidor në lartësi prej 18,8 për qind, ata fitojnë të drejtën për mbrojtje sociale, përkatësisht të drejtën për pension. Përmes pagesës mujore të sigurimit shëndetësor, qytetarët përfitojnë mbulim dhe mbrojtje shëndetësore për atë muaj. Ligji nuk parashikon që me pagesën e kontributeve për sigurimin shëndetësor qytetarët të fitojnë automatikisht të drejtën për sigurim shëndetësor pas daljes në pension. Kjo është e përcaktuar qartë në ligjet. Tani, mund t’i diskutojmë këto çështje. Këto situata  mund të shqyrtohen dhe diskutohen në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinisëa. Pse nga kontributet për sigurim pensional dhe invalidor paguhet sigurimi shëndetësor për pensionistët? Duke pasur parasysh faktin se Fondi i SPI-së nuk është punëdhënës i pensionistëve”.

Lidhur me reformat e mundshme dhe modelin që i nevojitet Maqedonisë së Veriut, drejtori Memov theksoi se nuk ekziston një model i unifikuar pensional që mund të kopjohet, pasi çdo shtet ka sistemin e vet. Ai nënvizoi se nuk ka asnjë shtet anëtar në BE që të mos përballet me deficit, dhe se të gjitha kanë nevojë për transfere, me përjashtim të vendeve skandinave, të cilat, nuk funksionojnë si fonde klasike pensionale, por si fonde investuese.

Memov theksoi gjithashtu se misioni i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se duhet të fillohet seriozisht të mendohet për reformën e sistemit pensional. Ai sqaroi se Seksioni për aktuarë në Fond po kryen analiza të thella dhe po përgatit masa konkrete, të cilat do t’i propozojnë Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe Qeverisë, megjithëse këto masa ende nuk janë përcaktuar plotësisht. Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është që ligjvënësi t’i stimulojë punëdhënësit të paguajnë kontribute.