NJOFTIM
Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore i Maqedonisë së Veriut njofton të gjithë personat juridikë dhe fizikë të interesuar për të marrë pjesë në ankandin publik sipas Shpalljes për Dhënien me Qira të Lokalit Afarist me Ankand Publik Elektronik Nr. 02/2026 se ankandi publik po anulohet, i cili në vend se të mbahet më 23.10.2026 do të mbahet më 26.10.2026.
MEMOV: METODOLOGJIA PËR LLOGARITJEN E PENSIONEVE DUHET TË NDRYSHOHET – SISTEMI DUHET TË STIMULOJË PAGESËN E RREGULLT DHE TË PLOTË TË KONTRIBUTEVE
Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma, foli për gjendjen aktuale të sistemit pensional, mënyrën e harmonizimit dhe pagesës së pensioneve, rrjedhat financiare në Fond, si dhe për nevojën e reformave sistemore për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit pensional.
Fondi i SPIM-së përgatit Marrëveshjen për shkëmbimin elektronik të të dhënave me institucionet e sigurimit të detyrueshëm pensional të Austrisë
Grupet e punës të Fondit të SPIM-së dhe të institucionet austriake të sigurimit të detyrueshëm pensional – Institucioni për Sigurim Pensional (PVA), Shërbimi për Sigurim Social të Ndërmarrësve (SVS) dhe Institucioni për Sigurim të të Punësuarve në shërbimet publike, hekurudha dhe industrinë minerare (BVAEB) – mbajtën takimin e dytë të punës për përgatitjen dhe harmonizimin e Marrëveshjes për shkëmbim të rregullt të pagesave dhe të dhënave mbi vdekshmërinë.
DREJTORI I FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR DHE DREJTORI I AGJENCISË SË SIGURISË KOMBËTARE NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI
Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, z. Nikolla Memov, dhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, z. Bojan Hristovski, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi.
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut do të realizojë shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronike edhe me Fondin e Republikës Sërpska.
Në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut është nënshkruar Marrëveshja për shkëmbim elektronik të të dhënave. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Fondit, Nikolla Memov dhe drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës Sërpska, Mlladen Miliq.