Komisioni për vlerësimin e aftësisë për punë, funksionon në kuadër të Fondit të SPIMV-së.
Ai mund të punojë në më shumë përbërje, por aktualisht veprojnë vetëm tre komisione, secili i përbërë nga dy mjekë specialistë.
Komisioni sjell konstatime, vlerësime dhe mendime mbi invaliditetin për realizimin e të drejtës së sigurimit invalidor (pensioni invalidor, dëmtimi fizik, udhëzimi për rehabilitim profesional, orari i shkurtuar i punës dhe sistemimi në një vend tjetër pune përkatëse) si dhe ekzistimin e paaftësisë për punë të një anëtari të familjes për realizimin e pensionit familjar. Gjithashtu, vendos për realizimin e të drejtave sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.
Komisioni sjell konstatime, vlerësime dhe mendime bazuar në dokumentacionin mjekësor, dokumentacionin e punës, çdo dokument tjetër të bashkangjitur kërkesës për realizimin e të drejtës nga sigurimi pensional dhe invalidor, si dhe në bazë të kontrollit të drejtpërdrejtë.
Komisionet punojnë në përputhje me dispozitat e Rregullores për organizimin, përbërjen dhe punën e Komisionit për vlerësimin e aftësisë për punë.
Organizimi i brendshëm, shpërndarja e punës dhe çështjet e tjera që lidhen me organizimin e punës së Komisionit, rregullohen me Vendimin për organizimin e punës dhe sistemimin e vendeve të punës në Shërbimin Profesional të Fondit të SPIMV-së.