Organet e Fondit të SPIMV-së
Organet e Fondit janë Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Fondit.
Këshilli Drejtues si organ menaxhues, përbëhet nga shtatë anëtarë të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për një periudhë katërvjeçare. Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve, pesë prej tyre emërohen me propozim të institucioneve si: Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ministria e Financave, Përfaqësues i sindikatave, anëtar në Këshillin Ekonomik dhe Social, Përfaqësues i punëdhënësve anëtar, në Këshillin Ekonomik dhe Lidhja e Shoqatës së Pensionistëve të Maqedonisë së Veriut.
Anëtarët e Këshillit Drejtues janë:
| Emri dhe mbiemri | Funksioni |
|---|---|
| Jasmina Vukiçeviq | Kryetar |
| Lupço Farmakoski | Anëtar |
| Stanka Trajkova | Anëtar |
| Diana Ristovska Dodevski | Anëtar |
| Beti Zhivadinoviq | Anëtar |
| Isak Emini | Anëtar |
| Igor Kitanoski | Anëtar |
Këshilli Drejtues i Fondit përcakton buxhetin e Fondit dhe miraton Llogarinë vjetore, udhëheq dhe vendos për shfrytëzimin e mjeteve, përcjell realizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, shqyrton çështjet, raportet, informacionet dhe materialet tjera lidhur me gjendjet e sigurimit pensional dhe invalidor. Gjithashtu, formon komisione dhe grupe punuese të parashikuara me ligj dhe me statutin e Fondit.
Për punën e tij, Këshilli Drejtues i Fondit është përgjegjës para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të cilës çdo vit i dorëzon raportin vjetor të punës së Fondit.

Drejtori udhëheq me Fondin dhe e përfaqëson atë para palëve të treta
Ai kryen detyrat e përcaktuara me ligj, statut dhe aktet e tjera të Fondit, si dhe organizon dhe koordinon punën e punonjësve.
Drejtori i Fondit ka zëvendësin e tij, i cili e zëvendëson drejtorin në mungesë dhe kryen detyra të tjera të përcaktuara nga satuti i Fondit. Zëvendës drejtor i Fondit.