• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Proceset e reformës

HAP REFORMUES PËR BASHKËPUNIM CILËSOR

Në përputhje me obligimet ligjore të sistemit të ri të reformuar pensional shumështyllësh, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut ka marrë një funksion të ri dhe shumë të rëndësishëm, që në procedurë të vetme të grumbullojë, kontrollojë dhe t’i shpërndajë kontributet midis fondeve private dhe atij shtetëror.

Fondi mbledh të dhëna mujore për pagat dhe kontributet e llogaritura, i kontrollon ato dhe shpërndan mjetet e paguara për kontribut veçmas për çdo të siguruar, duke mbajtur evidencë përkatëse. Fondi korespondon të dhëna për çdo të siguruar që nga fillimi i punësimit, ndërprerjen, periudhën e stazhit të sigurimit, bazën e sigurimit dhe lartësinë e kontributit të paguar. Përveç kësaj, Fondi mban evidencë për anëtarësimin e të siguruarit në ndonjë fond pensional privat, për lartësinë e mjeteve të transferuara në fondet private, ku ai është i anëtarësuar, etj.

Për realizimin e këtij qëllimi, Fondi ka përgatitur dhe do të ofrojë softuer pa pagesë për çdo obliguar, përmes së cilit dorëzimi i të dhënave do të  kryhet në mënyrë elektronike, duke përdorur formatin e krijuar të fajlit të formularit LLMKRr (Llogari Mujore për Kontribut dhe Rrogë).

Mënyra e re e pagesës së kontributeve do të sigurojë:

Procedurë ekonomike, racionale dhe efikase në pagesën e kontributeve;
Të dhëna cilësore mujore për obliguesitt dhe të siguruarit, të cilat janë me rëndësisë jo vetëm për fondin shtetëror, por edhe për llogaritë individuale të të siguruarve, pra anëtarët e fondeve private;
Racionalizim dhe avancim në mënyrën e dorëzimit të të dhënave për stazh dhe pagë të të punësuarve, gjë që do të lehtësojë obliguesit;
Avancim të kontrollit dhe pagesës së kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor.
Vendosja e ndryshimeve në mënyrën e dorëzimit të të dhënave, si pjesë e procesit të ri për pagesën e kontributeve, kërkon saktësi të detajuar për disa çështje që lidhen me këtë proces. Për këtë arsye, pritet që doracaku i cili tashmë po publikohet, të shërbejë për të njëjtin funksion.