• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Të drejtat e të siguruarit

Kushte aktuale për realizimin e të drejtës së pensionit

Llojet e të drejtave:

1. Pension pleqërie
2. Pension invaliditeti
3. Pension familjar
4. Të drejtë kompensimi në të holla për dëmtim trupor të përcaktuar
5. Të drejtë kompensimi në të holla për rehabilitim profesional

Kushtet aktuale për realizimin e të drejtës së pensionit

Sipas nenit 17 të Ligjiit (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.24/00), i siguruari realizon të drejtën për pension pleqërie në moshën 64 vjet ( meshkuj), respektivisht 62 vjet (femra), dhe më së paku 15 vjet stazh pensionimi.

Kushtet aktuale për realizimin e së drejtës së pensionit për kategoritë e veçanta të të siguruarve
Të siguruarit në Ministrinë e Mbrojtjes, në shërbimin e përhershëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe punonjësi e  Ministrisë së Punëve të Brendshme, mund të realizojnë të drejtën për pension nëse kanë së paku 25 vjet stazh pensionimi, prej të cilave 15 vjet efektive në vende pune ku stazhi llogaritet me kohëzgjatje të shtuar dhe 55 vjet (meshkuj), respektivisht 50 vjet (femra), nëse marrëdhënia e punës u është ndërprerë për nevoja shërbimi.

Lajmërim i kushteve për arritjen e së drejtës së pensionit të pleqërisë në mbështetje me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor
Në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 101/05 (24.11.2005) janë publikuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.
Me nenin 1 të këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve është e rregulluar se në nenin 30 nga Ligji
për ndryshim dhe plotësim të Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor “Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 24/00”, numri “35” zëvendësohet me  “33”, numri “30” zëvendësohet me “28”.

Me ndryshimet dhe plotësimet e nënvizuara të Ligjit, të siguruarit mund të realizojnë pension pleqërie nëse më 01.09.2000, kanë mbushur 28 vjet stazh (femra), përkatësisht 33 vjet stazh (meshkuj), dhe kur arrijnë 35 vjet, respektivisht 40 vjet stazh, pa marrë parasysh moshën.

Në mbështetje me kësaj dispozite, nëse janë plotësuar kushtet e nenit 1 të ligjit të lartpërmendur, të drejtën e pensionit të pleqërisë do ta realizojnë edhe të siguruarit, stazhi i sigurimit i të cilëve llogaritet me kohëzgjatje të shtuar, me kusht që të jetë paguar kontributi për sigurim pensional dhe invalidor.

Duke pasur parasysh ndryshimet dhe plotësimet e zbatuara, njoftohen të siguruarit se me këto ndryshime dhe plotësime nuk rikthehen plotësisht kushtet e mëparshme për realizimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë.

Konkretisht, kushtet për fitimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë të përcaktuara me nenin 5 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të sigurimit pensional dhe invalidor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 24/00”) mbeten të pandryshuara, pra të drejtë për pension pleqërie kanë të siguruarit që kanë mbushur 64 vjet (meshkuj), respektivisht 62 vjet (femra) dhe kanë minimum 15 vjet stazh pensionimi. Në periudhën deri më 31.12.2005, kufiri i pleqërisë për të siguruarin femra ishte 61 vjet, ndërsa nga 01.01.2006 deri më 31.12.2006, arrin 61 vjet e gjashtë muaj.

DISPOZITAT KUNDËRVAJTËSE

Nëse mjeku specialist, i cili merr pjesë në procedurë për përcaktimin e invaliditetit, respektivisht paaftësinë për punë, pa bazë përcakton invaliditet ose paraqet dokumentacion të pavërtetë apo të gabuar mjekësor, kjo përbën shkelje të obligimeve të caktuara me ligj dhe është bazë për largim nga puna.
Personi që ka dorëzuar dokumentacion mjekësor të pavërtetë ose të gabuar, pa bazë ka përcaktuar invaliditet ose nuk ka paraqitur invaliditet, apo ka paraqitur dokumentacion të rremë, do të përgjigjet për vepër penale dhe do të jetë dënohet në përputhje me Ligjin Penal.