• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Mënyra dhe dokumentacioni i nevojshëm

Procedura për realizimin e së drejtës për sigurim pensional dhe invalidor fillon me:

– kërkesë të të siguruarit për realizimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë
– kërkesë të anëtarit të familjes së të siguruarit të ndjerë ose përfituesit të pensionit, për realizimin e së drejtës së pensionit familjar
– kërkesë të të siguruarit ose me propozim të mjekut që e ka shëruar të siguruarin, respektivisht komisionit të mjekëve për realizimin e së drejtës nga sigurimi invalidor (pension invaliditeti, kompensim në të holla për dëmtim trupor)
Kërkesa për realizimin e së drejtës nga sigurimi pensional dhe invalidor parashtrohet me shkrim në formular EP-10 (kërkesë për realizimin e së drejtës për sigurim pensional dhe invalidor). Shtojca nr.1 dërgohet te Njësia Rajonale e Shërbimit Profesional të Fondit të SPIMV-së në të cilën njësi i siguruari ka qenë i siguruar herën e fundit.

Dokumentacioni i nevojshëm për realizimin e së drejtës së sigurimit pensional dhe invalidor:

a) Për pension pleqërie

Librezë pune dhe dëshmi për stazhin e pensionimit që nuk është i shënuar në librezën e punës (vendim, certifikatë, vërtetim, etj.)
Certifikatë e lindjes me numër unik personal apo letërnjoftim për inspektim.
– Aktvendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, respektivisht pushimin e sigurimit (formular M2).

b) Për të drejtën e sigurimit invalidor:

Librezë pune dhe dëshmi për stazhin e pensionimit që nuk është i shënuar në librezën e punës (vendim, certifikatë, vërtetim, etj.)
Certifikatë e lindjes me numër unik personal apo letërnjoftim për inspektim.
– Formular nr. 3 i lëshuar nga mjeku amë (Propozim për përcaktimin e invaliditetit me konstatim dhe mendim për gjendjen shëndetësore dhe aftësinë punuese të të siguruarit).
– Dokumentacion medicinal i parashikuar me Vendimin për vëllimin minimal të detyrueshëm dhe përmbajtjen e dokumentacionit medicinal në procesin e realizimit të së drejtës në bazë të invaliditetit (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 88/04).
Fletëparaqitje për lëndim në punë (nëse i siguruari është lënduar në punë).

c) Për të drejtën e pensionit familjar:

– Librezë punë dhe dëshmi për stazhin e pensionimit që nuk është I evidentuar në librezën e punës (vendim, certifikatë, vërtetim, etj.), nëse e drejta për pension familjar realizohet pas vdekjes së të siguruarit aktiv.
Certifikatë e lindjes me numër unik personal për të gjithë anëtarët e familjes për të cilët kërkohet pranimi i së drejtës së pensionit familjar.
Certifikatë martese për të venë/vejanin për të cilët kërkohet pranimi i së drejtës së pensionit familjar (certifikata duhet të jetë e lëshuar pas vdekjes së të siguruarit – përfituesit të pensionit)
Certifikatë nga libri amë i të ndjerit dhe fletëparaqitje për fatkeqësi në punë, nëse vdekja është shkaktuar nga lëndimi në punë.
– Dëshmi për shkollim të rregullt për fëmijët mbi 15 vjeç, për të cilët kërkohet pranimi i së drejtës së pensionit familjar.
Dokumentacion mjekësor për anëtarët e familjes për të cilët kërkohet pranimi i së drejtës së pensionit familjar në bazë të paaftësisë për punë
– Dëshmi për adoptim, për amvisëri të përbashkët, për gjendjen e pronës së amvisërisë, për mirëmbajtjen, për shërbimin ushtarak etj., në rastet kur pranimi i së drejtës së pensionit familjar për çdo anëtar veçmas është i kushtëzuar me mosekzistimin e fakteve të caktuara.
Përveç dëshmive të mësipërme, me kërkesën për njohjen e së drejtës së sigurimit pensional dhe invalidor mund të bashkëngjiten edhe dokumente të tjera për vërtetimin e fakteve që lidhen me realizimin e së drejtës (p.sh. vendim për shfrytëzimin e disa të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, aktgjykime për ndarje ushqimi, certifikata/vërtetime për marrëdhënie pune ose ushtrim veprimtarie, etj.)