• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk
TUV Certified

Aktivitete

FORUMI EUROPIAN PËR SIGURIM SOCIAL

Nga 14 deri më 16 maj të këtij viti në Baku, Republika e Azerbajxhanit, në organizim të Asociacionit Ndërkombëtarë për Sigurim Social (ISSA), po zhvillohet Forumi Evropian për sigurim social në temë: "Arritjet dhe sfidat në fushën e sigurimeve sociale në Evropë".
Më tepër

TAKIM PUNE NDËRMJET FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR TË MAQEDONISË SË VERIUT DHE FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOT TË MALIT TË ZI (4-5 MARS TË VITIT 2019 NË SHKUP)

Më 4 dhe 5 mars të vitit 2019 u mbajt takim pune ndërmjet Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Malit të Zi.
Më tepër

TAKIMI I DHJETË I DREJTORËVE TË FONDEVE TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR NGA VENDET E THEMELUARA NË TERRITORIN E ISH RSFJ-së

Në organizim të Fondit republikan të sigurimit pensional dhe invalidorë të Republikës së Serbisë, prej 21 deri më 23 qershor të vitit 2018 në Beograd u mbajt Takimi i dhjetë i drejtorëve të fondeve të sigurimit pensional dhe invalidor nga vendet e themeluara  në territorin e ish RSFJ-së.

Më tepër

RENOVIMI I SHTËPISË SË PENSIONISTËVE NË KOMUNËN ÇAIR

Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë u.d. z. Amet Dauti dhe kryetari i Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti, sot në ora 11 vizituan Shtëpinë e pensionistëve në Çair, ku realizuan takim me banuesit e Apartamenteve. Qëllimi i vizitës ishte që të shihen në vend ngjarje se çfarë është renovuar dhe se sa janë të kënaqur banuesit e apartamenteve.
Më tepër

RINDËRTIMI PËRFUNDIMTAR I SHTËPISË SË PENSIONISTËVE NË AUTOKOMANDË

Me rastin e përfundimit të rindërtimit të shtëpisë së pensionistëve në Autokomandë, Komuna e Gazi Babës, sot me 27 gusht në ora 11,30, para Shtëpisë së pensionistëve, pres konferencë mbajtën Ministri për Punë dhe Politikë Sociale Dime Spasov, drejtori i Fondit të SPIM-së u.d Amet Dauti, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Maqedonisë, Dragi Argirovski, Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe kryetari i Këshillit të Komunës Gazi Babë, Millan Andonovski.
Më tepër

INFORMACION PËR QASJE ELEKTRONIKE NË TË DHËNAT E TË SIGURUARVE NË EVIDENTIMIN AMË TË FONDIT TË SPIM-SË

Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë vendosi një shërbim të ri me të cilin nëpërmjet ueb faqes u siguron një qasje të siguruarve ndaj të dhënave të tyre të regjistruara në evidentimin amë.
Më tepër

INFORMACION MBI DORËZIMIN E PASQYRËS SË TË DHËNAVE TË REGJISTRUARA PËR STAZH DHE PAGË DERI TE OBLIGUESIT

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të sigurimit pensional dhe invalidor të shpallura në “Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 113/2014, Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë sipas nenit 207-a zbatoi obligimin mbi mënyrën e informimit të të siguruarve në lidhje me të dhënat për stazhin e sigurimit dhe pagat.
Më tepër

ZBATIMI I PROJEKTIT PËR VERIFIKIMIN ELEKTRONIK TË STAZHIT

Më 4 qershor në hapësirat e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë u mbajt konferencë për përfaqësuesit e mediave të shkruara dhe elektronike. Në takimin me gazetarët, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov dhe u.d. drejtori i Fondit të SPIM-së, Amet Dauti informuan për të dyja projektet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, edhe atë, për qasjen elektronike ndaj të dhënave për stazhin dhe pagën nëpërmjet Internetit dhe për informimin e qytetarëve në lidhje me stazhin e tyre, dy herë në vit.
Më tepër