• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Aktivitete

TAKIMI I DHJETË I DREJTORËVE TË FONDEVE TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR NGA VENDET E THEMELUARA NË TERRITORIN E ISH RSFJ-së

Në organizim të Fondit republikan të sigurimit pensional dhe invalidorë të Republikës së Serbisë, prej 21 deri më 23 qershor të vitit 2018 në Beograd u mbajt Takimi i dhjetë i drejtorëve të fondeve të sigurimit pensional dhe invalidor nga vendet e themeluara  në territorin e ish RSFJ-së.

Më tepër

RENOVIMI I SHTËPISË SË PENSIONISTËVE NË KOMUNËN ÇAIR

Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë u.d. z. Amet Dauti dhe kryetari i Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti, sot në ora 11 vizituan Shtëpinë e pensionistëve në Çair, ku realizuan takim me banuesit e Apartamenteve. Qëllimi i vizitës ishte që të shihen në vend ngjarje se çfarë është renovuar dhe se sa janë të kënaqur banuesit e apartamenteve.
Më tepër

RINDËRTIMI PËRFUNDIMTAR I SHTËPISË SË PENSIONISTËVE NË AUTOKOMANDË

Me rastin e përfundimit të rindërtimit të shtëpisë së pensionistëve në Autokomandë, Komuna e Gazi Babës, sot me 27 gusht në ora 11,30, para Shtëpisë së pensionistëve, pres konferencë mbajtën Ministri për Punë dhe Politikë Sociale Dime Spasov, drejtori i Fondit të SPIM-së u.d Amet Dauti, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Maqedonisë, Dragi Argirovski, Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe kryetari i Këshillit të Komunës Gazi Babë, Millan Andonovski.
Më tepër

INFORMACION PËR QASJE ELEKTRONIKE NË TË DHËNAT E TË SIGURUARVE NË EVIDENTIMIN AMË TË FONDIT TË SPIM-SË

Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë vendosi një shërbim të ri me të cilin nëpërmjet ueb faqes u siguron një qasje të siguruarve ndaj të dhënave të tyre të regjistruara në evidentimin amë.
Më tepër

INFORMACION MBI DORËZIMIN E PASQYRËS SË TË DHËNAVE TË REGJISTRUARA PËR STAZH DHE PAGË DERI TE OBLIGUESIT

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të sigurimit pensional dhe invalidor të shpallura në “Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 113/2014, Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë sipas nenit 207-a zbatoi obligimin mbi mënyrën e informimit të të siguruarve në lidhje me të dhënat për stazhin e sigurimit dhe pagat.
Më tepër

ZBATIMI I PROJEKTIT PËR VERIFIKIMIN ELEKTRONIK TË STAZHIT

Më 4 qershor në hapësirat e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë u mbajt konferencë për përfaqësuesit e mediave të shkruara dhe elektronike. Në takimin me gazetarët, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov dhe u.d. drejtori i Fondit të SPIM-së, Amet Dauti informuan për të dyja projektet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, edhe atë, për qasjen elektronike ndaj të dhënave për stazhin dhe pagën nëpërmjet Internetit dhe për informimin e qytetarëve në lidhje me stazhin e tyre, dy herë në vit.
Më tepër

“DITË PËR JU” MES QYTETARËVE TE ҪAIRIT,

Projekti “DITË PËR JU” i cili filloi të realizohet nga viti 2012 nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Fondit të SPIM-së dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes të sigurimit pensional me financim kapital (MAPAS) vazhdon edhe ciklin e ri përkushtuar qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre të sigurimit pensional dhe invalidor. Ky projekt është pjesë e objektivave të programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qëllim që të lehtësohet qasja e qytetarëve ndaj institucioneve dhe të rritet efikasiteti i administratës publike.
Më tepër