ZBATIMI I PROJEKTIT PËR VERIFIKIMIN ELEKTRONIK TË STAZHIT
Më 4 qershor në hapësirat e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë u mbajt konferencë për përfaqësuesit e mediave të shkruara dhe elektronike. Në takimin me gazetarët, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov dhe u.d. drejtori i Fondit të SPIM-së, Amet Dauti informuan për të dyja projektet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, edhe atë, për qasjen elektronike ndaj të dhënave për stazhin dhe pagën nëpërmjet Internetit dhe për informimin e qytetarëve në lidhje me stazhin e tyre, dy herë në vit.
Më tepër