Republika e Maqedonisë së Veriut, për të mbrojtur qytetarët e saj jashtë vendit, ka lidhur marrëveshje ndërkombëtare për sigurim social me shtete të tjera. Me kërkesën e tyre, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që janë punësuar ose qëndrojnë jashtë vendit, si dhe anëtarët e familjes së tyre, i realizojnë të drejtat e tyre në bazë të punës, përkatësisht sigurimit jashtë vendit, përmes formave të caktuara të sigurimit social (sigurim pensional, shëndetësor, etj.).
Për realizimin e procedurës së zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kompetent është Seksioni për zbatimin e dispozitave të Bashkimit Evropian dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurim social, pranë Shërbimit profesional të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut – Qendër Shkup.
Për zbatimin e marrëveshjeve për sigurim social që ka lidhur Republika e Maqedonisë së Veriut me ish-republikat jugosllave: Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Bosnje – Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën (marrëveshje për konfirmimin e periudhave të sigurimit), kompetente janë filialet e autorizuara të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut: – Filiali në Shkup, Manastir, Kumanovë, Prilep, Veles, Shtip, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Gjevgjeli, Probishtip, Koçan, Kriva Pallankë, Berovë, Ohër, Strugë, Dellçevë, Kavadar, Resnjë dhe Kërçovë.
Filialet e Shërbimit Profesional të Fondit të SPIMV-së janë kompetent për zbatimin e marrëveshjeve për sigurim social me ish-republikat Jugosllave, nëse i siguruari nuk ka përvojë pune në ndonjë nga shtetet evropiane ose përmes shteteve të oqeanit, Kanadaja dhe Australia.
LISTA E MARRËVESHJEVE BILATERIALE PËR SIGURIM SOCIAL QË JANË NË FUQI
MARRËVESHJET PËR SIGURIM SOCIAL TË LIDHURA NGA REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT
Marrëveshje për sigurim social
*Deri në lidhjen e marrëveshjeve të reja për sigurim social, Republika e Maqedonisë së Veriut zbaton konventat e miratuara nga ish -RFSJ, përkatësisht me: Francën, Anglinë dhe Irlandën e Veriut, Italinë, Norvegjinë, Suedinë dhe Danimarkën.
Konventat për sigurim social të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut i ka marrë nga ish RFSJ,