
Sot, më datë 19 dhjetor të vitit 2022, në Fondin e SPIMV-së, u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatës ndërkombëtare të policisë – Departamenti Maqedonia.
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut këtë vit po realizon aktivitete në pjesën e reformave të sistemit pensional të RMV-së, ku Fondi është pjesëmarrës në disa projekte të financuara nga Banka Botërore.
Më 19 korrik të vitit 2022, në Fondin e SPIMV-së, u mbajt takim onlajn me përfaqësues të Bankës Botërore – Zyra në Shkup, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trançevska dhe konsulenti nga kompania FINIT nga Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Nga data 8-10 qershor të vitit 2022, në Dubrovnik, Republika e Kroacisë, u mbajt takimi i 12-të i drejtorëve të fondeve të sigurimit pensional dhe invalidor nga vendet e themeluara në territorin e ish RSFJ-së, organizuar nga ana e Institutit Kroat të Sigurimeve Pensionale.