DITË KËSHILLIMORE NDËRMJET FONDIT TË SPIM-SË DHE BARTËSIT GJERMAN PËR SIGURIM PENSIONAL
Më 18 dhe 19 nëntor 2025, në Shkup do të mbahen ditët e rregullta këshillimore mes përfaqësuesve të Fondit të SPIM-së dhe bartësit gjerman për sigurim pensional.
Më 18 dhe 19 nëntor 2025, në Shkup do të mbahen ditët e rregullta këshillimore mes përfaqësuesve të Fondit të SPIM-së dhe bartësit gjerman për sigurim pensional.
Këshilli Drejtues i SPIM-së mbajti seancën e tij të 23-të. Në fillim të seancës, kryetarja e Këshillit, Jasmina Vukiçeviq, i dha fjalën drejtorit të Fondit për të informuar anëtarët e Këshillit mbi aktivitetet e ndërmarra që nga seanca e kaluar.
Digjitalizimi i arkivit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisl së Veriut ishte një nga temat kryesore të diskutimit gjatë takimit mes drejtorit të Fondit, z. Nikolla Memov, dhe Misionit të Bankës Botërore të udhëhequr nga Zoran Anushiq, që është pjesë e projektit SIAP dhe politikave pensionale.
Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, kryetarja e Lidhjes së Pensionistëve, Stanka Trajkova, si dhe përfaqësues nga “Promedika Oftalmologjia” dhe “Sistina Oftalmologjia”, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim krijimin e një partneriteti që do të ofrojë përfitime për përfituesit e pensionit.
Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, z. Nikolla Memov, ministri i Drejtësisë, z. Igor Filkov, dhe kryetarja e Odës së Përmbaruesve, znj. Vesna Delovska, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë dhe optimizimit të resurseve të Fondit të SPIMV-së, zbatimit të përpiktë të Ligjit për Përmbarim dhe transparencës së procesit.
Me rastin e 40 viteve krijimtari dhe 81 vite jetë, si dhe Ditës së Personave të Moshuar, më 1 Tetor, artisti i shquar, piktor dhe humanist, Zhivko Popovski – Cvetin i dhuroi Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë 15 vepra të tij – piktura për përdorim pa kompensim. Marrëveshja për dhurimin e pikturave u nënshkrua nga drejtori i Fondit, Nikolla Memov dhe piktori Popovski.
Këshilli Drejtues i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, i kryesuar nga nënkryetarja Diana Ristovska Dodevski, në seancën e saj të fundit miratoi Propozimin për Kërkesën Buxhetore të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2026.